×
  • Show Time
  • Show Time

    Shkenda Dubova shfaqet me të dashurin në fotografitë e fundit?

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 13:00

    Ajo ka kohë që ka bërë një tërheqje nga muzika, por që është fokusuar në biznesin e saj – meqë tashmë njihet si sipërmarrëse e disa qendrave të dobësimit në Kosovë.


    Fjala është për bukuroshen nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila gjatë këtyre ditëve ka qenë mjaft e pranishme në faqet rozë.

    E njëjta ditë më parë tregoi se familja dhe shoqëria i kanë organizuar një befasi me muzikë ‘live’, pas hapjes së disa qendrave të reja jashtë trojeve shqiptare.

    Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendje ishte një fotografi e këngëtares Big Mama, në të cilën shfaqte Shkendën me një person përkrah.

    “Në dasmë ju ardhshim Shkenda Dubova”, ka qenë mbishkrimi i imazhit.

    Kjo dhe disa fotografi të tjera që janë shpërndarë në rrjete sociale kanë bërë të dyshojnë se ky është partneri i ri i Dubovës.

    Kujtojmë që Shkenda gjatë vitit të kaluar zbuloi se është ndarë nga i fejuari i saj, Labi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!