×
  • Show Time
  • Show Time

    Shkurte Gashi tani në çdo dasmë bashkë me burrin e saj

    Reporteri
    24 Korrik 2021 | 17:32

    Shkurte Gashit i ka ndryshuar jeta.


    Para një viti ajo u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Mal.

    Por pavarësisht kureshtjes, ajo arriti që ta mbajë të fshehtë shtatzëninë e saj, e njëlloj veproi edhe pas lindjes.

    Derisa para pak ditësh ajo ishte e ftuar në emisionin “Nin”, meqë rast zbuloi detaje nga jeta e saj e re familjare bashkë me Albertin dhe djalin.

    Ndërkohë që ka filluar sezoni i dasmave këngëtarja po është mjaft e angazhuar e krahas saj nuk po mungon as bashkëshorti i cili po e shoqëron në çdo dasmë e mbrëmje muzikore.

    Përndryshe, kënga e fundit e këngëtares është bashkëpunim me Brunon me titull “Jetën tënde”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!