×
  • Show Time
  • Show Time

    Shkurte Gashi tregon nëse po dhuron Iphone 11

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 9:10

    Një faqe e hapur në Facebook në emër të këngëtares Shkurte Gashi, njoftoi se ajo  po dhuron iPhone 11, pas një sezoni të mbarë, por që ata që duan ta fitojnë duhet t’i plotësojnë disa kushte.


    Por ky njoftim po del të jetë një mashtrim. Është vet këngëtarja kosovare që përmes një postimi në InstaStory, ka mohuar këtë gjë, duke thënë se kjo faqe menaxhohet nga ajo, shkruan Reporteri.net.

    “Reagim: Fansat të dashur, ky informacion dhe kjo faqe është e rrejshme, andaj ju lus që mos të bini pre e njerëzve të pandërgjegjshëm. Me respekt, Shkurte Gashi”, ka shkruar Shkurta.

    Shkurta ndërkaq ka publikuar një foto të faqes zyrtare të saj, duke thënë se “E vetmja faqe zyrtare e imja është kjo”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!