×
  • Show Time
  • Show Time

    Shokojnë me deklaratat Demi Lovato dhe Miley Cyrus, thonë se kanë pasur kontakt direkt me alienë

    Reporteri
    23 Tetor 2020 | 11:36

    Artistet amerikane Demi Lovato dhe Miley Cyrus deklarojnë se kanë pasur kontakt direkt me alienët.


    Në një intervistë të kohëve të fundit këngëtarja e pazakontë amerikane Miley Cyrus ka thënë se ka pasur një takim “të afërt” e një UFO, dhe se ka shikuar në sy “pilotin alien që drejtonte mjetin”. Madje ajo nuk është vetmja figurë publike që raporton eksperienca të “botëve të tjera”, shkruan The Star.

    Duke folur me stilistin Rick Owens, 27-vjeçarja Cyrus pretendonte se duke udhëtuar në jug të Kalifornisë me një shoqe, ishin ndjekur nga një “disk flulturues”, transmeton lajmi.net.

    “Po udhëtonim me makinë në San Bernardino me një shoqe, kur nisëm të ndiqeshim nga një lloj UFO-je,” thotë Cyrus duke shtuar se “më herët kisha blerë dyll kanabisi në një dyqan duhani, kështu që mund të ketë qenë ndonjë efekt i paditur i dyllit”.

    Por Cyrus thotë se dhe makina të tjera e panë ngjarjen siç e dëshmon dhe bashkë udhëtuesja e saj.

    “Mënyra më e mirë për ta përshkruar ishte, si një makinë dëbore pastruese fluturuese. Kishte diçka të madhe përpara që shkëlqente në të verdhë. Unë e pashë që fluturonte, dhe e pa edhe shoqja ime.”

    Më tej Cyrus pretendon se kishte parë në sy pilotin e mjetit, por nuk u ndje fare e kërcënuar nga shikimi.

    “Ajo gjëja shikoi nga unë dhe ne u pamë në sy, dhe kjo duket se më la më shumë mbresë, të shikoja në sy diçka që nuk kuptoja çfarë mund të ishte,” shpjegon pop Miley.

    Ajo shtoi se ngjarja i kishte mbetur në mendje për një javë dhe trembej se “mund të rikthehet”.

    Ende nuk është konfirmuar nga figura më autoritare nëse pretendimet e Cyrus vijnë nga eksperienca reale apo ide të krijuara ajo.

    Por çuditërisht edhe kolegia e saj këngëtare Demi Lovato pretendon të ketë pasur kohët e fundit episode të tipit alien.

    https://www.instagram.com/p/CGb6T3HBtch/

    28-vjeçarja tregoi në një postim në Instagram për eksperiencën në parkun kombëtar Joshua Tree në jug të Kalifornisë, teksa shoqërohej nga Dr. Steven Greer, figurë e vetëshpallur autoritare mbi “UFO-t, inteligjencën jashtë-tokësore, dhe nisjen e kontakteve me civilizimet jashtëtokësore”.

    “Kam provuar disa ndjesi jashtëzakonisht të thella pamjeje si larg në qiell dhe disa metra larg meje”, shkruante Lovato për 93 milionë ndjekësit e saj në Instagram, shoqëruar me një imazh të paqartë të qiellit të Kalifornisë.

    Eksperiencat e Lovato përkonin të paktën gjeografikisht me pretendimet e Cyrus, edhe pse nuk përmendi makina dëbore fluturuese.

    Lovato i ka bërë thirrje njerëzve të “meditojnë dhe të vendosin kontakte” me alienët, pasi sipas saj nëse njerëzit e bëjnë këtë do të detyronin qeveritë të pranonin ekzistencën e alienëve dhe do të ndalonin shkatërrimin e planetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!