×
  • Show Time
  • Show Time

    Shota Baraliu tregon arsyen e ndarjes nga i fejuari

    Reporteri
    17 Nëntor 2022 | 17:46

    Këngëtarja dhe aktorja nga Kosova, Shota Baraliu ka kohë që është shkëputur nga skena.

    Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ka treguar se tani është bërë trajnere fitnessi.

    Ajo u fejua në Zvicër me Mic Brahon, mikun e saj të fëmijërisë me prejardhje nga Prizreni, mirëpo u dha lajmi se dyshja nuk janë më bashkë, dhe se kanë ndarë rrugët.

    Artistja Baraliu ka rrëfyer se si ndodhi ky moment dhe cilat ishin arsyet që çuan deri në këtë ndarje.

    “Jemi ndarë për shkak se lidhja jonë nuk funksionoi më, ka qenë pak një mospërputhje karakteresh. Një lidhje që nuk eci, kështu ndodh ndoshta kur dikush tenton të t’i ndalojë disa gjëra me vonesë, por tash mund të them lirisht se jam super ‘single’”, tha Shota Baraliu.

    Ajo me shaka ka thënë se duhet të ketë disa kritere, si për shembull: të jetë më i ri se ajo, apo të ketë pasuri mesatare.

    “Dua të jetë më i ri se unë, bëj shaka, se kur vjen një mashkull që dua nuk i shikon këto.

    Unë thjesht dua dikë që të më dojë kështu si jam se unë jam një njëri i thjeshtë me tre punë, unë dua të jetë mesatar se kur është i pasur ta marrin të tjerat”, u shpreh këngëtarja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!