Shpallet fituesi i “Eurovision 2020”, në këtë vend u rendit Shqipëria

Për shkak të emergjencës Covid-19, festivali ndërkombëtar “Eurovision” erdhi në Youtube me një finale të quajtur “Eurostream 20202” dhe kishte shumë herë më pak shikues se ç’do të kishte në një mbrëmje normale po të mbahej në Rotterdam.


Këngëtarja shqiptare Arilena Ara përfaqësoi vendin me audion e këngës “Fall from the sky” në natën e dytë të festivalit, në pamundësi për ta përgatitur në kohë videoklipin.

Ndërkohë, mbrëmë u publikua në Youtube videoklipi zyrtar i kësaj kënge.

Fituesi i “Eurosteam 2020” u shpall grupi “Daði og Gagnamagnið”, përfaqësues i Islandës me këngën “Think about things”.

Në 5 vendet e para u renditën Islanda, Lituania, Rusia, Suedia dhe Belgjika.

Shqipëria arriti të kualifikohej në finale dhe u rendit në vendin e fundit me 63 pikë, 26 pikë nga juria dhe 37 pikë nga televotimi.

Ende është në diskutim e sipër fakti nëse Arilena do të na përfaqësojë sërish vitin tjetër në “Eurovision”, apo vendi do të zgjedhë një tjetër përfaqësues.