×
  • Show Time
  • Show Time

    “Shpresa e fundit ishe ti”, zbulohet kënga e re e Luiz Ejllit

    Reporteri
    03 Qershor 2023 | 18:13

    Fituesi i “Big Brother VIP 2” Luiz Ejlli tashmë do të vijë me një tjetër këngë, e cila padyshim pritet me shumë padurim nga ndjekësit e artistit.

    Me këngën “Përgjithmonë” këngëtari më i përfolur i momentit pritet të thyejë rekorde.

    Top Channel, ka publikuar një pjesë e tekstit me fjalë të ndjera, që duket se është dhe historia e jetës së tij dhe dashurisë që gjeti në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

    Fryma e fundit

    Shpresa e fundit ishe ti

    Kur jeta më mundi

    Rrugën e gjeta te ti

    Nuk e di a të meritoj pasha dy sytë në ballë

    Kam një jetë që po të kërkoj

    Unë si ty kurrë s’kam pa…

    Pritet që në orën 19:00 balada e dashurisë të publikohet në kanalin e tij zyrtar në YouTube, i cili shënoi pas hapjes mbi 50 mijë subscripe në 24 orë.

    Ai ka vendosur të vijë me një solo, pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm me artistin Donald Veshaj, që arriti miliona shikime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!