×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipëria ia sheh hajrin Capital T: Trajnerja botërore e fitnesit ndihmon të prekurit nga tërmeti falë reperit kosovar

    Reporteri
    29 Nëntor 2019 | 21:29

    Tash e disa ditë, Shqipëria po përballet me gjendje të jashtëzakonshme për shkak të tërmeteve të fuqishme që përfshinë vendin.


    Deri më tani kanë humbur jetën tragjikisht rreth 50 persona derisa numërohen mbi 750 të tjerë të lënduar nga kjo katastrofë natyrore, shkruan Reporteri.net

    E duke e parë gjendjen e tillë, nuk kanë munguar ndihmat nga e gjithë bota e sidomos nga kosovarët të cilët kanë dërguar deri më tani ndihma në vlerë rreth 7 milionë euro.

    Iniciativës për t’i ndihmuar të prekurit nga tërmeti iu është bashkuar këngëtari dhe humanisti i madh, Capital T, i cili është duke u angazhuar në strehimin e atyre që mbeten pa kulm mbi kokë.

    Përmes tij, trajnerja e njohur e fitnesit Crissy Cela, e cila numëron rreth 2 milionë ndjekës në instagram, ka dekluaruar se do të dhurojë sa të mundet për nevojtarët shqiptarë.

    “Unë do ta jap donacionin tim personal për njerëzit që janë duke vuajtur në dhimbje dhe jam duke mbajtur kontakte me shokun tim Capital T i cili është atje dhe është duke u marrë me të gjitha”, ka thënë ajo nëpërmjet një instastory.

    Ndryshe, Capital T punon ngushtë me humanistin Halil Kastrati dhe me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’, të cilët poashtu kanë dhuruar ndihma të shumta për familjet e prekura./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!