×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipëria nesër do të performojë e 11 me rradhë në ‘Eurovision 2021’

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 15:01

    Mbrëmë është mbajtur nata e parë e festivalit “Eurovision 2021”, dhe janë zgjdhur shtetet të cilat do të vazhdojnë për në natën finale.


    Faqja e Eurovision ka njoftuar se Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Çipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina janë kualifikuar, po ashtu është njoftuar se ngjarja u mbajt sipas të gjitha rregulloreve dhe masave të nevojshme mbrojtëse kundër pandemisë.

    Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja, Anxhela Peristeri, e cila do të perfomojë në natën e dytë të këtij festivali, e cila do të mbahet më 20 maj.

    Shqipëria është renditur e 11-ta në listën e shteteve që garojnë natën e dytë të “Eurovision”, ndërsa Anxhela do të paraqitet me këngën “Karma”.Finalja e madhe do organizohet më 22 maj në Rotterdam të Holandës.

    Anxehela Peristeri ka rrëmbyer vëmendjen për veshjen e dytë më të mirë në ‘Eurovison 2021’, e dizajnuar nga dizajneri kosovar, Valdrin Sahiti.

    Gjithashtu, ajo është përgëzuar edhe për performancën e zhvilluar gjatë provës, para se festivali të fillojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!