×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipëria nuk ia dha mundësinë, Elvana Gjata mund të përfaqësojë një shtet tjetër në Eurovision

    Reporteri
    22 Janar 2020 | 12:57

    Elvana Gjata nuk mundi të rrëmbejë çmimin e parë në Festivalin e Këngës, duke ju hequr kështu mundësia për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.


    Por duket se në rrjete sociale (Tëitter) po ‘zien’ një thashethem sipas të cilit Elvana do të shkojë këtë vit në Eurovizion por do të përfaqësojë një tjetër shtet.

    Sipas “Anabel.al”, duket se papritur, dikush nga fanatikët e Eurovizion-it, ka ngritur tezën se Elvana Gjata do të përfaqësojë San Marino-n në maj, në Rotterdam.

    https://www.youtube.com/watch?v=jcgSEY2Ggtc

    Duke qenë një shtet shumë i vogël San Marino shpesh merr artistë nga shtete të tjera për të përfaqësuar vendin në Eurovizion, dhe këtë vit në Tëitter po lakohet shumë emri i Elvana Gjatës.Nuk e dimë se sa ka të vërtetë në këtë lajm të hamendësuar, por gjithsesi mbetet për t’u parë në ditët në vijim nëse “Me Tana” do të shkelë skenën e Eurosongut.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!