×
  • Show Time
  • Show Time

    Shqipja nuk heq dorë, nxjerr foton e re për të vërtetuar se Tea është vajza në foto me Andin

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 19:32

    Shqipja i rikthehet çështjes së vjetër përsëri.


    Shqipja disa muaj më parë publikoi një foto të vjetër të Andit në të cilën shihej duke e puthur një vajzë në faqe dhe ish-konkurrentja e ‘Për’puthen” pretendonte se ajo ishte Tea.

    Ky imazh bëri shumë bujë në media dhe Shqipja deklaroi se Andi me Tean e njihnin njëri-tjetrin dhe se ata kanë qenë të lidhur.

    Këto aludime u hodhën poshtë nga Tea dhe Andi, ku ai tha se vajza në foto nuk ishte Tea, por një person tjetër që ka qenë në jetën e tij.

    Shqipja së fundi i është rikthyer çështjes dhe ka publikuar në Instagram provën e fundit.

    Ish-konkurrentja nxorri një foto portret të vjetër të Teas për të treguar se ajo ka qenë realisht në foton me Andin.

    Duket se Tea dhe vajza që shfaqet në foton me Andin kanë të veshur të njëjtën bluzë, një provë më shumë që mund të dëshmojë njohjen e dyshes në të shkuarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!