×
  • Show Time
  • Show Time

    Sindi ‘thumbon’ publikisht këngëtarët e “Përputhen”

    Reporteri
    11 Qershor 2021 | 8:51

    Sindi u dërgoi mesazh Melisës, Anës e Mevlanit.


    Një prej emrave më të diskutuar nga emisioni “Përputhen” ka qenë edhe Sindi Loci.

    Sindi ishte së fundi e ftuar në një intervistë për “Abc e Pasditës”, ku foli për përvojën në “Përputhen” dhe konkurrentët që ishin pjesë e atij programi.

    Meqë shumica prej konkurrentëve, sapo janë larguar nga programi i kanë hyrë muzikës, ajo nuk i shpëtoi pyetjes për këtë dukuri.

    Sipas Sindit, të merresh me muzikë duhet përkushtim i madh dhe talent, ndërsa ‘thumbon’ këngëtarët që dolën nga “Përputhen”, duke u thënë se fama që krijuan aty i ndihmoi në rrugëtimin e ri.

    “Muzika është një profesion shumë i vështirë dhe ti nuk mund të zgjohesh një ditë dhe të thuash unë jam këngëtare. Jam shumë e sigurt që këta personazhe nëse nuk do kishin qenë në Përputhen nuk do kishin marë as një mijë klikime”, u shpreh ajo.

    Ndërsa, e pyetur se kujt do t’i kërkonte të mos këndonte më mes Anës, Mevlanit dhe Melisës, Sindi deklaroi “Të treve. Nëse ju vërtet mendoni se jeni këngëtarë të mirëfilltë dhe nëse vërtet mendoni se keni talent, ju lutem punoni për këtë talentin tuaj të supozuar dhe pastaj konsiderojeni veten këngëtarë”.

    Ndryshe, Sindi është larguar beqare nga programi, por pas daljes u pa e afërt me Blerimin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!