×
  • Show Time
  • Show Time

    Skandal: Eskorta e Policisë shoqëron Mozzik dhe Getinjo në tourin në qytete ku grumbullojnë masa njerëzish në kohë pandemie

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 18:11

    Reperi kosovar Mozzik ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”


    Mozzik sot ka vizituar qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës.

    E gjatë rrugës për atje po e shoqëronte eskorta e Policisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Siç shihet në pamjet e publikuara nga vetë reperi, Policia e Kosovës ishte në përcjellje të tij, por ajo me sa duket nuk ndërhyri për të shpërndarë turmën.

    E në këto sheshe të këtyre qyteteve, qindra të rinj janë mbledhur për ta pritur reperin, pa maska e pa respektuar distancën sociale.

    Mozzik kishte paralajmëruar se do të bëjë promovimin e albumit të ri në shtatë qytete të Kosovës e ku do të dhurojë edhe disa CD të albumit të tij për të rinjtë.

    Kjo ka bërë që shumë fëmijë të dalin për ta pritur.

    Pamje: 

     

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!