×
  • Show Time
  • Show Time

    Skerdi largohet nga Redbox, ka një lajm të madh

    Reporteri
    11 Mars 2019 | 16:28

    Skerdi Ago është larguar nga label-i “Redbox Entertainment”, aty ku krijoi disa hite të mëdha bashkë me reperin Gjiko si: “Si Buggati”, “Faje” dhe “Bella Coca”.

    Mirëpo ky nuk është lajmi i vetëm pasi sot Skerdi ka njoftuar se do të largohet nga muzika për një kohë, shkruan Reporteri.net

    Ai nëpërmjet llogarisë së tij në instagram ka postuar një foto duke i’a bashkangjitur një shkrim:

    Muzika – Gjeja qe kam dashur qe ne femijeri. Kam sakrifikuar shume per te, madje kam qendruar larg familjes per te arritur endrren time, pa e ditur nese do mund ta realizoja. Megjithate, mendoj qe kam arritur ne nje pike qe kam dashur, te pakten deri sot, duke ju falenderuar te gjithe bashkepunetoreve te mi, atyre qe me hapen shume rruge dhe besuan ne mua. Sot, kam zgjedhur te vazhdoj vetem dhe ta kompletoj endrren time, deri ne fund. Nuk jam shprehur kurre kaq drejtperdrejt por tani i erdhi koha. Do pauzoj per pak kohe ne menyre qe te jem shume energjik atehere kur rikthehem. Do shihemi shume shpejte me projekte dhe gjera te reja, atehere kur eshte momenti im. Falenderoj secilin nga ju qe me keni dhene mbeshtetje dhe force per te mos u dorezuar pavaresisht veshtiresive qe ka ky profesion. Ju dua dhe vazhdoni te qendroni me mua. I juaji SKERDI!!!

    Ai poashtu ka fshirë të gjitha fotografitë në këtë rrjet social duke i’u përkushtuar kështu më shumë të fejuarës së tij dhe familjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!