×
  • Show Time
  • Show Time

    Sonte Shqipëria paraqitet në skenën e Eurovizionit

    Reporteri
    16 Maj 2019 | 12:13

    Shqipëria sonte do të paraqitet për herë të 16 në Festivalin e Këngës Evropiane i njohur si Eurovizion pasi iu bashkua këtij eventi në vitin 2004.


    Këtë vit, Shqipëria përfaqësohet nga këngëtarja Jonida Maliqi e cila e nisi karrierën e saj muzikore që në moshën 13-vjeçare.

    Ajo do të prezantohet në gjysmëfinale me këngën “Ktheju tokës” dhe synon që të rikthejë Shqipërinë në finalen e këtij festivali.

    Maliqi do të performojë e 14-ta me radhë në skenën në Tel Aviv.

    Vet Maliqi shpjegoi se kënga është dedikim për shqiptarët, sidomos ata të Kosovës, të cilët janë detyruar të lënë tokën e tyre për të emigruar në vende të tjera

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!