×
  • Show Time
  • Show Time

    Stresi shoqërohet në Polici, kjo është arsyeja

    Reporteri
    02 Qershor 2020 | 20:47

    Stresi është marrë sërish në pyetje nga policia.


    Reperi Stresi përmes një videoje ka sqaruar se është marrë në pyetje nga komisariati.

    Reperi në videon që e publikoi në Instagram tha se sapo kishte dalë nga komisariati, ndërsa po priste edhe djemtë e tjerë që ishin bashkë me të.

    Ai tha se policia i morën në pyetje ngase dikush kishte bërë dednoncim në polici për të dhe disa të tjerë.

    Stresi sqaron se një reper ishte rrahur bashkë me një shok të tij, ndërsa sqaron se emrin e tij nuk e kishte dëgjuar kurrë.

    Po ashtu, reperi tha se kishte ardhur në komisariat për sqarim, por shton se nuk mund të marrë përgjegjësi për gjithë Shqipërinë, duke theksuar se nuk ka të bëjë me atë rast.

    Në fund të videos, ai fyen personat që e denoncuan, duke thënë se janë të pafajshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!