Stresi thotë se bamirësia nuk varfëron: Ku shkuan miliardat e tërmetit?

Stresi ka një pyetje për institucionet e Shqipërisë.


Tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar ka shkaktuar dëme të mëdha dhe ua mori jetën shumë personave.

Një prej personave që ishte angazhuar shumë në punë vullnetare gjatë atyre ditëve ishte edhe reperi Stresi.

Ai kishte vizituar nga afër banorët e prekur nga tërmeti, duke u ndihmuar me gjësendet e nevojshme.

Së fundi, ai publikoi një video nga ai aksion dhe pyet organet përgjegjëse se ku shkuan miliardat që u dhuruan për tërmetin.

“Bamirsia nuk te varferon 🙏🙏🙏 Po Ku Shkun miljardat e termetit 🙄🙄🙄”, janë fjalët e Stresit.