×
  • Show Time
  • Show Time

    Sukses i madh për Loredanën: Shpallet reperja më e dëgjuar sivjet në hip-hopin gjerman

    Reporteri
    02 Dhjetor 2020 | 14:42

    Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, është artistja më e dëgjuar e zhanrit hip-hop këtë vit në Gjermani.


    Në bazë të statistikave që ka nxjerr “Spotify” për territorin e Gjermanisë, rezulton se Loredana është rap-artistja më e dëgjuar në shtetin gjerman sivjet.

    Ajo ka lënë prapa reperët e famshëm gjermanë: Capital Bra, Samra, Celine dhe Juju.

    Ka qenë një nga miqtë e reperes me prejardhje nga Ferizaj që ka shpërndarë këtë statistikë në InstaStory, duke etiketuar më pas Loredanën.

    Edhe Loredana e lumtur për këtë sukses, e rishpërndau këtë statistikë me ndjekësit e saj në Instagram.

    Kujtojmë që sukseset e Loredanës këtë vit nuk munguan edhe në Zvicër, pasi ajo rrëmbeu për të dytin vit radhazi çmimin “Performuesja më e mirë zvicerane” në MTV Europe Music Awards.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!