×
  • Show Time
  • Show Time

    Sulmi ndaj Top Channel, presioni nga familjarët – të shtunën finalja e Big Brother VIP Albania?

    Reporteri
    28 Mars 2023 | 15:40

    Dy ditë më parë, të dielën disa persona kanë shtënë në drejtim të godinës së Top Channel duke lënë kështu të vrarë rojën i cili po qëndronte në kabinën e tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Opinionisti dhe blogeri Olti Curri, ka thënë se nga burimet që ai ka, Top Channel po mendon që sonte të shpall fituesit dhe të shtunën të jetë finalja e këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP Albania.

    Krejt kjo, pasi sipas Oltit, familjarët e konkurrentëve i kanë bërë presion vazhdimisht produksionit që të përfundoj ky format dhe banorët të largohen nga aty, pasi nuk ndjehen të sigurt.

    Kujtojmë, se të shtunën, Arbana u komunikoi banorëve se ky edicion do shtyhej edhe për 40 ditë, deri më 6 maj./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!