×
  • Show Time
  • Show Time

    Sunny Hill nuk mbahet sivjet, por ky është festivali tjetër i madh që sjell artistë të njohur botëtor në Kosovë

    Reporteri
    03 Qershor 2023 | 14:15

    Organizatorët e festivalit Sunny Hill kanë njoftuar se sivjet nuk do të mbahet ky festival.

    Arsyeja e mos mbajtjes është se po bëhen përgatitjet për lokacionin e ri të festivalit.

    Sunny Hill është një festival që sjell mjaft artistë të huaj, por nuk është i vetmi.

    Festivali ‘Hardh Fest’ është një festival që vazhdimisht ka sjellë top artistë dhe legjenda të muzikës rock në vend.

    Ky festival që mbahet në Rahovec, shënon fillimin e vjeljes së rrushit.

    Sivjet mbahet në datat 1, 2 dhe 3 shtator, ndërsa deri më tani është konfirmuar se legjendat e grupit Dire Straits, Dire Straits Legacy do të performojnë në kuadër të festivalit, kurse artistët tjerë do të njoftohen në ditët në vijim. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!