×
  • Show Time
  • Show Time

    Tayson fiton nga 500 mijë dollarë në muaj nga shitja e drogës

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 23:18

    Mike Tayson dikur ka qenë kampion në ring, ndërsa tani është kampion në një “sport” tjetër.


    Tyson ka zbuluar se konsumon në 1 muaj rreth 40 mijë dollarë marijuanë. Nuk është habi, pasi një nga shkaqet që e rrënoi boksierin e famshëm në të kaluarën, ishte droga.

    “Po, unë konsumoj rreth 40 mijë dollarë marijuanë në muaj. Marijuana për mua është formë relaksi, por edhe medicinale”, tha Tyson.

    52-vjeçari është i njohur si konsumator i madh i marijuanës. Ai nisi biznesin e shitjes së kanabisit pasi droga u legalizua në Kaliforni.

    Ish-kampioni bleu një fermë kanabisi 40 hektarë pranë Luginës së Vdekjes. Nga ky biznes, Tyson zbuloi se fiton rreth 500,000 dollarë në muaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!