×
  • Show Time
  • Show Time

    “Të dua shumë”, fjalët e fundit që Einxhel Shkira i tha Dj Dagz-it para se të largohej nga shtëpia e BBV

    Reporteri
    19 Janar 2022 | 0:18

    Dj Dagz ka qenë banori i cili u eleminua natën e sotme nga Big Brother VIP.

    Në një zingjir të nisur nga Beatrixa, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ishin dy banorët që ngelën të fundit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Televotimi i cili zgjati vetëm pak minuta, Dagz ishte ai i cili kishte marrë më pak vota, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

    Një pjesë e banorëve shpërthyen në lot, derisa Einxhel ishte ajo e cila e përjetoi më keq gjithë këtë eleminim.

    Derisa po përshëndeteshin në fund, Einxhel Shkira i shprehu dashurinë e madhe që ka për Dagz, me të cilin kishin disa javë që po shijonin romancën e dashurisë.

    “Të dua shumë”, ishin fjalët e Einxhel derisa i dha përqafimin e fundit Dj Dagzit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!