×
  • Show Time
  • Show Time

    Të dy pjesë e Big Brother, Berisha flet për përfshirjen e Luizit dhe Stresit në politikë: Secili ka diellin e tij

    Reporteri
    17 Mars 2023 | 16:11

    Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha në një komunikim me mediat ditën e sotme për zgjedhjet e 14 majit është pyetur lidhur me personazhet viral në mediat sociale.

    Duke qenë se Berisha shfaqet aktiv në rrjetet sociale ai adhurohet edhe nga dy personazhe të Reality Show “Big Brother Vip”.

    Më herët emri i Berishës është përmendur nga Luiz Ejlli, i cili ka shprehur edhe simpati për kreun e PD-së.

    Sot që është finalja në “Big Brother Vip Kosova” ai u pyet nëse ka ndonjë urim për Stresin, i cili e ka mbështetur gjithashtu Berishën në raste të vazhdueshme.

    “E kam thënë se nuk ndërhyj në atë pjesë që nuk është e imja. Natyrisht ata të cilët kanë arritur në këtë shkallë pëlqyeshmërie e kanë arritur falë dhuntive artistike, ai është këngëtar showmen dhe do të jetë publiku që do t’i vlerësojë, por unë i mbetem asaj fjale. Secili ka diellin e tij si politikan nuk i’a lejoj vetes të ndërhyjë”, është shprehur Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!