×
  • Show Time
  • Show Time

    Të ndarë, por Loredana i dërgon Mozzik-ut këtë video të ëmbël të vajzës

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 17:36

    Loredana Zefi e Mozzik ka një kohë që i kanë ndarë rrugēt.


    Mirëpo ata gjithmonë do t’i mbajë në kontakt vajza e tyre Hana dhe këtë na e kanë treguar sa herë iu është dhënë mundësia.

    Në këto ditë izolimi, Mozzik ndodhet në Kosovë, ndërsa Loredana në Zvicër. Por për të mos e ndjerë shumë mungesën e vajzës, siç duket reperja e talentuar i dërgon video e foto ish-partnerit të saj.

    Pasi ka publikuar një kolazh fotosh me vajzën e tij kur ishte më e vogël, Mozzik ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video të Hanës duke thënë “babi”.

    https://www.instagram.com/p/B-f1LRrCM_w/?utm_source=ig_embed

    Siç mund të kuptohet, këtë video ia ka dërguar Loredana pasi vajza mban veshur të njejtat rroba që ka në këtë foto të postuar nga e ëma e saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!