×
  • Show Time
  • Show Time

    Të reja mes Mozzik dhe Loredanës? Fansat kapin këtë detaj

    Reporteri
    25 Shtator 2020 | 14:07

    Duket se ka të reja në raportin e Loredanës dhe Mozzikut.


    Vitin e kaluar, Mozzik dhe Loredana i kanë dhënë fund lidhjes së tyre, por vazhduan të komentohen edhe pasi ndanë rrugët, shkruan lajmi.net.

    Dyshja kanë një vajzë, Hanën, e cila qëndron me Loredanën dhe kohë pas kohe vizitohet nga reperi, andaj ish-çifti ruajnë raportet për shkak të saj.

    Ata më nuk ndiqen në Instagram, por së fundi, fansat e dy artistëve kanë kapur një detaj interesant rreth tyre.Loredana dhe Mozzik ndjekin njëri-tjetrin në rrjetin social TikTok, madje këtë gjë e bëjnë që prej muajit prill.

    Të vetmit persona që mozzik ndjek në këtë rrjet social, janë Loredana dhe vëllai i tij, Getinjo.

    E gjithë kjo, ka lënë fansat të dyshojnë se mes Mozzik dhe Loredanës ka diçka të re, megjithatë të vërtetën mund ta thonë vetë artistët.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!