×
  • Show Time
  • Show Time

    Tea në një lidhje të re me gazetarin e njohur? Ja detaji që bëri lëmsh rrjetin

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:43

    Ish-konkurentja e “Për’Puthen”, Tea Trifoni po përflitet sërish për një lidhje, kësaj rradhe me gazetarin Enea Protopapa.


    Kujtojmë se kohë më parë, rrjetet sociale u mbushën me lajmet se Tea ka pasur një lidhje me të, për të cilat reagoi më pas edhe gazetari i emisionit “E Diela Shqiptare”.

    “Me Tean njihemi që nga koha kur kemi punuar së bashku. Kam përshtypjen se këto lajmet kanë marrë shkas nga një video në Youtube (pjesë nga emisioni).

    Në momentin kur po flitej për dashurinë, ne po ndiqnim rastin te dy në studio dhe duke qene se na pëlqeu ajo çka po flitej, u pamë në sy…ama kjo ishte pa qëllime të tjera. Tea është super gocë dhe është me fat ai që e ka në krah”, tha Enea.

    Madje, me shaka, ai tha se “lidhja” e tyre zgjati vetëm 10 sekonda.

    Epo, nuk dihet akoma nëse mes dyshes ka lindur një romancë e re apo janë thjesht miq! Kjo mbetet për t’u parë!

    Tea Trifoni u kthye në një prej emrave më të përfolur në mediat rozë që prej hyrjes së saj në “Për’puthen” dhe për të vazhduar më tej me raportin e saj me Andin dhe Beartin.

    Ajo është tepër aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat mjaft detaje nga jeta personale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!