×
  • Show Time
  • Show Time

    Telenovelës “Fjolla Morina” i erdhi fundi!

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 16:54

    Në shtator të vitit të kaluar, Fjolla Morina u arrestua në doganën e Morinës, pasi u kap me një armë zjarri pistoletë, me 23 fishekë, si dhe një pistoletë çakmak.

    Këngëtarja ishte duke kaluar në doganë drejt territorit shqiptar, kur gjatë kontrolleve në automjet i është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” si dhe një pistoletë çakmak, lodër, e që njëra prej tyre ishte e fshehur në bagazhin e veturës, ndërsa tjetra në çantën e dorës, shkruan Reporteri.net.

    Menjëherë këngëtarja u pat shoqëruar në ambientet e policisë së Kukësit, ku dhe u morr në pyetje për të vazhduar më pas me procedurat tjera.

    Fillimisht, Gjykata e Kukësit i vendosi këngëtares masën arrest shtëpiak, ndërsa për dy personat që atë ditë e shoqëronin këngëtaren në veturë, u vendos masa arrest me burg.

    Në mars të vitit 2021, vendimi i ri i Gjykatës e dënon me 6 vite burg këngëtaren, ndërsa avokatja e saj u shpreh se Fjolla Morinës iu gjet vetëm një armë në çantë dhe ajo ishte aksidentalisht.

    Por, i gjithë ky vendim erdhi për të pasi ajo shijoi pushimet super luksoze në Maldive me të dashurin e saj, Fisnik Sylën, ku ky i fundit edhe i propozoi martesë atje.

    Por, arratia e këngëtares zgjati aq sa zgjati, dhe sot (19 korrik 2021) këngëtarja u arrestua nga Policia e Kosovës pranë lokalit të saj në Prishtinë.

    Policia e Kosovës prangosi këngëtaren në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtarë të lëshuar nga autoritetet shqiptare, duke përfunduar kështu një herë e mirë procesin e quajtur Fjolla Morina.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!