×
  • Show Time
  • Show Time

    Tentoi t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, arrestohet prezantuesi kosovar

    Reporteri
    21 Shtator 2020 | 11:35

    Arrestohet prezantuesi kosovar, pasi tentoi t’ua bëjë kamerën e fshehtë policisë.


    Gjatë ditës së djeshme është arrestuar prezantuesi i emisionit “Kojshia Show, Sadri Imeri.

    Imeri fillimisht kishte tentuar që t’ua bëjë kamerën e fshehtë Policisë, gjest i cili nuk përfundoi siç kishte menduar.

    Organet kompetente pas veprimit të moderatorit e kishin arrestuar atë, ndërsa ky i fundit i kishte rezistuar prangave.

    Prezantuesi u kishte treguar se ka qenë kamerë e fshehur dhe se nuk ka tentuar ta shkelë ligjin.

    Sadri Imeri shpeshherë ka provuar këto lloj veprime në emisionin e tij, por kësaj radhe nuk i ka rezultuar ashtu siç duhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!