Tenton të vetëvritet e bija e Michael Jackson

Paris Jackson është dërguar në spital pas një ‘tentimi vetëvrasje’.

E bija e këngëtarit të ndjerë Michael Jackson u hospitalizua të shtunën në prag të transmetimit të dokumentarit “Leaving Neverland”, raporton TMZ.

Burime pranë familjes thanë se tentim vetëvrasja erdhi pas dyshimeve se babai i saj ka abuzuar seksualisht me të mitur.

Aktualisht thuhet se ajo është në gjendje stabile shëndetësore.

Paris dhe dy vëllezërit e saj Prince dhe Blanket trashëguan gjysmën e pasurisë prej 1.5 miliardësh të Michael pas vdekjes së tij.

Pjesa tjetër shkoi te nëna e tij Katherine Jackson, e cila gjithashtu është kujdestare e fëmijëve pavarësisht faktit se e ëma e Paris, Debbue Rowe është ende gjallë.