×
  • Show Time
  • Show Time

    Teuta Krasniqi vegane por u akuzua për keqtrajtim kafshësh, vjen reagimi i saj

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 14:54

    Qytetarja me llogarinë Leni Idrizi përmes rrjetit social Facebook dje hodhi akuza ndaj aktores Teuta Krasniqi.


    Ajo u akuzua për keqtrajtim kafshësh për një skenë filmi, me regji të Ilirjan Himajt, ndërsa producente ishte vet Teuta.

    “Sot e mora vesh qe mram ne oret e vona tek fakulteti i arteve eshte xhiru nje skene e nje filmi me regji te Ilirijan Himaj, producente cuditerisht aktorja Teuta Krasniqi e cila eshte deklaruar vegane, dhe eshte keqtrajtuar nje qen/qenushe e rruges duke e vu ne gjume me anestezion per shkaqe regjisoriale. Qeni/qenushja eshte mbajt aty me ore te tera deri sa kane perfunduar xhirimet dhe nuk gjendet ne territorin e tij/saj qe nga ajo kohe. Ani pse ekipa e filmit thone qe kane marr leje nga te gjjtha institucionet, nuk menoj qe ato institucione kane te drejte te japin leje te tilla per kafshe qe nuk kane pronar.Shendeti i atij qeni/qenushe eshte rreziku dhe eshte malltretu. Kerkoj nga policia qe ky rast te hetohet deri ne fund dhe te mbetet e qarte qe askush nuk ka te drejte ti trajtoj qenet endacak ne kesi menyre. Paradoksi i krejt kesaj eshte qe filmi ka te bej pikerisht per qenet endacak.
    Ju lutem kush ka shoqni ne gazeta shperndajeni kete lajm dhe shiheni cka eshte pune e pse nuk gjendet qeni/qenushja te territori i bibliotekes kombetare. Nuk dyshoj qe ajo krijese eshte traumatizu aq shume sa qe ka ik prej aty per te mos u kthy kurre.Turp te kete produksioni i ketij filmi.Tek e fundit kane kane mujt me I shfrytezu qenet e tyne per ate xhirim po e kane gjet nje te pafajshem qe sdin mu mbrojt”.

    Pas kësaj akuze vjen edhe reagimi i aktores, e cila thotë se të gjitha skenat janë xhiruar me korrektësi dhe qeni është mirëushqyer dhe u vendos në gjumë nga veterineri i certifikuar.
    Madje, ajo tha se do ta postojë edhe një video për të dëshmuar se qeni është në gjendje të mirë shëndetësore.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!