×
  • Show Time
  • Show Time

    Tha se është mërzitur për bashkëshorten, por ku e zuri Coronavirusi Sabri Fejzullahun

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 16:50

    Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sabri Fejzullahu, ishte i ftuar në një lidhje direkte për emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.


    Fatkeqësisht këto ditë karantinimi ai po i kalon larg bashkëshortes së tij, Nerës.

    Ai ka treguar se Nera ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka mundur të kthehet për shkak të koronavirusit.

    “Kjo më ka mërzitur jashtë mase shumë dhe mezi pres të bashkohem me të shtrenjtën time”, u shpreh mes të tjerash Sabriu.

    Po ashtu ai i tha publikisht bashkëshortes se ajo është vetëm për të e do jetë me të gjithë jetën. Përsa i përket Arianës e Ermalit, këngëtari zbuloi se dyshja kanë nisur rregullisht vrapin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!