×
  • Show Time
  • Show Time

    Thanë që ‘shoqëron pasanikët në Dubai, aktorja e “O sa mirë” reagon ashpër

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 19:17

    Aktorja dhe prezantuesja e njohur Arta Nitaj ka shpërthyer ndaj disa portaleve të cilat pak kohë më parë thanë se ajo është shoqëruese e të pasurve në Dubai.


    Thashethemet lindën pas një fotoje të Artës në një faqe agjencie e cila i bënte reklam një clubi luksoz në Dubai.

    Aktorja ka reaguar sot ndaj portaleve që kanë aluduar mbi mënyrën e jetësës së saj në Dubai duke shpërthyer ndaj thashethemeve dashakeqe që sipas saj janë sponsorizuar nga njerëz që kanë inate personale.

    Arta sqaron gjithashtu se postimi me foton e saj nuk tregon që ajo punon aty, por thjesht reklamon koncertin që mbahet çdo të dielë dhe poshtë numri për rezervime. Aktorja ka falënderuar portalet që nuk kanë rënë pre e thashethemeve, ndërsa thotë se do të denoncojë të gjitha portalet që për disa klikime kanë folur keq për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!