×
  • Show Time
  • Show Time

    “Ti harro” e Taynas dhe Azetit prin në top listat e këtyre shteteve

    Reporteri
    07 Qershor 2021 | 14:13

    Tayna dhe Azeti sollën bashkëpunim me titull “Ti Harro”, shoqëruar edhe me videoklip.


    Projekti i tyre pritej me padurim dhe vetëm për një ditë arriti mbi një milionë klikime.

    Derisa kënga po pëlqehet nga audienca, arriti të jetë e para në Kosovë edhe në disa shtete tjera.

    Në strorjen e tyre në Instagram kanë njoftuar se projekti i tyre është i pari për momentin në listën e këngëve më të dëgjuara në Shqipëri, e dyta në Gjermani dhe e treta në Austri.

    Projekti gjithashtu po dëgjohet shumë edhe në shtetet e njohura si, Zvicër, Maqedoni, Itali e Slloveni.

    Ndryshe kjo është kënga e parë që sollën dyshja si duet, por presim edhe të tjera të tilla.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!