
Luizi dhe Olta janë dy kundërshtarët më të fortë me njëri-tjetrin brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2”.
Debatet më të ashpra në shtëpi kanë ndodhur pikërisht mes Luizit dhe Oltës.
Përplasja e tyre e fundit ka ndodhur në oborr teksa kanë eskaluar.
“Do të vijë dita që nuk do të kursehem më. O Luiz mos bëj si gangster këtu brenda. Nuk je, je një miush i vogël. Të shoh kush je dhe e di se çfarë ke bërë. Nuk e mban dot. Sa gjatë do ta kemi punën bashkë. Çfarë i ke bërë vetes. Ti je llumi i shoqërisë, fundi i kazanit. Çfarë llumi qe je”, u shpreh ajo.
Në anën tjetër pati dhe një kundërpërgjigje nga Luizi, teksa shtoi: “Mendoje mirë atë ditë. Nuk e kam bërë gangsterin me askënd. E ke gabim. Nuk bëj as gangsterin, unë kam ardhur të luaj këtu”.
Olta më pas i është drejtuar Luizit duke i thënë se di shumë për Kiarën dhe se do të vijë dita që do t’i shpalosë të gjitha.