×
  • Show Time
  • Show Time

    Tolgahan tregon si i thërret me përkëdheli Efehanin në shqip

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 14:15

    Almeda Abazi dhe Tolgahan Saysman janë një ndër çiftet më të komentuar të Showbiz-it.


    Më shumë se një vit më parë ata u bënë prindër të një djali te cilin e quajtën, Efehan.

    Çifti po e shijon së tepërmi ndjesinë e prindërimit dhe vazhdimisht postojnë foto ku djali është protagonisti kryesor.

    Mbrëmjen e djeshme Tolgahan ka postuar një foto ku shfaqet me të birin dhe zbulon se me përkëdheli e thërret atë në shqip “Klysh tigri”.

    Aktori tregon se i vogli pasi hëngri ushqim, i tha Almedës se do të shihte të atin në televizor, pasi çdo të mëkurë mbrëmje në ekranin turk transmetohet seriali “Seref Sozu”, ku Tolgahan ka rol kryesor.

    “Mama hëngra, tani do shoh babin-tha ky klysh tigri”, shkruan Tolgahan krah fotos së postuar. “Do ju ha të dyve, tigrat e mi”, komenton Almeda.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!