×
  • Show Time
  • Show Time

    Trajneri kosovar i fitnesit që ua ‘rritë’ të pasmet femrave përmes ushtrimeve

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 18:10

    Investimi në dukje, përveç operacioneve plastike në fytyrë e buzë, sidomos te femrat është bërë trendi edhe rritja e të pasmeve përmes ushtrimeve në fitnes.


    Tanimë në shumicën e fitneseve në vend, mund të kesh edhe një trajner personal, duke e paguar që të kujdeset të t’i përcaktojë ushtrimet për pjesë të caktuara të trupit, që ti je i interesuar t’i zhvillosh.

    Për dallim nga meshkujt që preferojnë të rrisin muskujt e krahëve e të gjoksit, femrat fokusohen tek të pasmet, duke e harxhuar gjithë energjinë aty.

    Është një trajner kosovar që e ka kuptuar këtë preukopim të femrave, dhe tani po cilësohet si specialist i ushtrimeve që rrisin të pasmet e femrave.


    Është trajerni i fitnesit Gen Zeqiraj i cili në profilin e tij në instagarm poston shumë video gjatë ushtrimeve me klientet e tij, me fokus te vithet. /reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!