×
  • Show Time
  • Show Time

    Transformimi i Eduart Ndocajt: Ish-deputeti humb peshë në mënyrë drastike

    Reporteri
    11 Korrik 2020 | 11:49

    Eduart Ndocaj hyri në skenën politike me nofkën “Kaubojsi”. Deputeti ndryshe, fitoi menjëherë zemrat e publikut, më shumë sesa për bindjet e tij në politikë, për tipin e tij të ndryshëm nga politikanët e deri më tanishëm.


    Të gjithë e mbajmë mend imazhin e tij, me barkun e tij të rrumbullakosur, me disa kile mbipeshë, teksa përpiqej të kërcente në spektaklin “Dance with me”. Epo harrojeni atë figurë. Ashtu siç shihet edhe nga fotot, ish-deputeti tashmë ka një siluetë të re.

    Pas operacionit për të humbur peshë, ai tanimë shfaqet i transformuar, aq sa do të ishte vështirë të njihej. Ndocaj, i cili prej vitesh jeton në Itali, tashmë ka ndërruar masën e tij, duke ardhur në një formë më të mirë.

    Natyrisht që humbja e beftë e peshës vjen pas ndërhyrjes që ai kreu në Itali. Bashkëshortja e tij, Valentina ka shpërndarë fotot ku shfaqet dhe ndryshimi i madh i tij. Është e kotë t’ju pyesim se ku duket më mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!