×
  • Show Time
  • Show Time

    Tri vjet nga vdekja, si humbi jetën Adelajda e Big Brother

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 12:35

    Sot tre vite humbi jetën gazetarja 31 vjeçare Adelajda Xhamani, që ka qenë finaliste e show-it “Big Brother Albania”, në vitin 2009.


    Gazetarja 31-vjeçare Adelajda Xhamani ndërroi jetë papritur në orët e para të mëngjesit të datës 29 tetor të vitit 2017, shkruan Gazeta Express.

    Ajo kishte qenë e vetme në apartmentin e saj në Tiranë.

    Në orët e para të mengjesit ajo kishte telefonuar shoqen e saj duke i thënë të lajmronte ambulancën sepse ajo nuk po ndihej aspak mirë.

    Pas telefonatës, shoqja e Adelajdës kishte lajmruar menjëherë familjarët dhe disa miq të përbashkët.

    Në momentin kur ka arritur ambulanca ata menjëherë janë gjitur në katin e katërt të ndërtesës.

    Kur janë ngjitur aty ata kanë parë derën e apartamentit gjysmë të hapur, kjo kishte ndodhur se Adelajda ishte frikësuar aq shumë nga gjendja e saj aspak e mirë dhe i kishte thënë edhe shoqes së saj se derën do ta linte të hapur.

    Kur ata kanë hyrë brenda, kanë gjetur Adelajdën të shtrirë në tokë.

    Mjekët nuk kanë konstatuar shenja jete, megjithatë e kanë marrë me ambulancë duke u nisur drejt Qendres Spitalore në Tiranë.

    Shkaku i vdekjes së gazetarës sipas mjekëve ishte infarkti kongjestiv në zemër, kjo kishte ardhur për shkak një sëmundje të rallë e quajtur kardiomiopati.

    Kjo sëmundje sipas mjekëve është një sëmundje shumë e rallë dhe është sëmundje që dëmton strukturën apo funksionin e barkusheve kështu duke dëmtuar zemrën.

    Pas vdekjës së gazetarës, policia kishte dyshuar se kjo kishte ndodhur si pasojë e sëmundjes së epilepsisë, por mjekët ligjorë që kanë kryer autopsinë e 31-vjeçares Adelajda Xhamani, para se të nxirrnin raportin përfundimtar, përjashtuan disa faktorë si shkak të vdekjes së saj. Ata thanë se nuk kishin hasur ndonjë komplikacion që varion nga epilepsia, siç u argumentua nga Policia një ditë pas vdekjes, nga dëshmia e një mikeshe të saj.

    Nga ana tjetër mjekët kishin shtuar se nuk kishin konstatuar të ketë shenja dhune apo bllokim të rrugëvë të frymarrjes, shenja injeksioni apo përdorim të alkoolit pas vdekjës.

    Vetëm pak ditë pas ngjarjes, mjekët kishin konstatuar edhe diçka tjëtër, burime nga Mjekësia Ligjore kishin thënë se Adelajda kishte mundur të ndërronte jetë edhe për shkak një sëmundjeje për të cilën ajo nuk ishte në dijeni.

    Më pas burimet nga Mjekësia Ligjore përmes analizave të disa organeve jetësore, kishin rënë në një përfundim, se kjo sëmundje ishte ajo të cilën e kishin konstatuar edhe më parë, pra ishte sëmundja e quajtur ndryshe kardiomiopatia, sëmundje kjo që Adelajda nuk ishte në dijeni për të.

    Kujtojmë se Adelja para se të fillonte punën si gazetare ishte pjesë e emisionit më të shikuar në vend “Big Brother” në vitin 2009.

    Ajo ishte shumë e pëlqyer nga publiku, aty ajo kishte filluar edhe një lidhje dashurie me njërin nga konkurrentët, Bjord Mezinin.

    Kjo lidhje vazhdoi edhe jashtë për disa vite, por më pas ata u ndanë duke vazhduar kështu jetën e tyre.

    Pas vdekjës së Adelajdës ky i fundit ishte ai i cili në llogarinë e tij në instagram kishte postuar një foto të Adelajdës duke shkruar fjalët më të ndjera për të.

    Por jo vetëm Bjordi, kishte shume figura të tjera publike që kishin shprehur publikisht ngushllimet për gazetaren Adelajda Xhamani.

    Ndërkaq kjo na bëri të kuptojmë se ajo kishte qenë një vajzë që ishte pëlqyer nga shumë njerëz, duke lënë kështu gjurmë në veprimtarinë e saj jetësore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!