×
  • Show Time
  • Show Time

    Tuna i hoqi djalit mbiemrin e Patrisit në Intagram, reagon Robert Berisha

    Reporteri
    05 Dhjetor 2020 | 19:43

    Ditën e sotme Tuna dhe Patrisi kanë qenë shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës.


    Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

    Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

    Pas këtij veprimi, Roberti, i cili dihet tashmë që nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Tunën, ka postuar në Insastory një video ku shfaqen Tian dhe e bija e tij Renee duke luajtur.

    “Renee Berisha. Tian Berisha”, shkruan Roberti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!