×
  • Show Time
  • Show Time

    U cilësua si favorite, përfaqësuesja e Kroacisë nuk arriti të kualifikohet as në finalen e Eurovision 2021

    Reporteri
    19 Maj 2021 | 10:41

    Mbrëmë (e martë) është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision 2021.


    Plot 18 shtete konkurruan në gjysmëfinale, me vetëm 10 prej tyre të cilat arritën në fund që të kualifikohen për në finalen e madhe, që mbahet këtë të shtunë më 22 maj.

    Por në mesin e këtyre shteteve të kualifikuar mungon një shtet, pritshmëritë e të cilit ishin të mëdha.

    Bëhet fjalë për Kroacinë, e cila në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit, u përfaqësua nga këngëtarja Albina Grcic.

    Albina ishte e 10-ta në konkurrim dhe nuk arriti të impresiononte aq sa duhet jurinë dhe publikun me këngën e saj “Tick-Tock” – ndonëse në rrjetet sociale kjo këngë ishte shpallur si ndër më të pëlqyerat dhe potenciale për të prekur finalen e madhe.

    Me katër këngëtarë mbështetës meshkuj, 22-vjeçarja nga Spliti kishte veshur një veshje minimaliste në skenë, një kostum me ngjyrë argjendi, i cili e bëri të dukej mjaft tërheqëse para miliona spektatorëve.

    Një zhgënjime diskualifikimin e saj u pa edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit në Instagram pas shpalljes së listës me 10 shteteve finaliste.

    Shumë nga komentuesit e quajtën turp mos-kualifikimin në finale të artistes kroate, duke shprehur pëlqimin për performancën e saj.

    Këngëtarja Albina u prezantua për herë të parë për publikun kroat kur u shfaq si garuese në spektaklin e talenteve “The Voice” në Kroaci, ku ishte një nga të preferuarat.

    Një nga performancat e saj në ‘The Voice’, interpretimi i duetit “Lovely” të Billie Eilish me Khalid, ka pasur mbi 37 milionë shikime në YouTube.

    Albina është studente e gjuhës dhe letërsisë angleze dhe historisë në Fakultetin Filozofik në Split, shkruan CroatiaWeek.

    Ndërkohë, 10 shtetet që arritën ta siguronin finalen e madhe të së shtunës ishin: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika dhe Ukraina.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!