×
  • Show Time
  • Show Time

    “U kurorëzove me Eni Koçin për të marrë pasaportë shqiptare”, ndjekësi thumbon Genc Prelvukajn

    Reporteri
    20 Shtator 2019 | 18:11

    Ditën e sotme këngëtari Genc Prelvukaj është pajisur me pasaportë shqiptare.


    Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram, ndërsa është shprehje se pasaporta shqiptare është diçka shpirtërore, dhe jo dokument udhëtimi.

    “Ne shtepine tone ky dokument mungoi per 100 vite rresht. I fundit qe e kishte, ishte stergjyshi Mehmeti. Per mua, ky nuk eshte vetem dokument udhetimi, eshte dicka me shume, eshte shpirterore. E kam dashur Shqiperine si femije dhe vazhdoj ta dua si i rritur. Eshte kultura e trasheguar ne shtepi me shekuj. Shume nga paraardhesit e mi kane rene ne fushebeteje per Shqiperine dhe ne jemi edukuar ne ate fryme. Kam qene cdohere qytetar i saj, me emocion dhe zemer ndersa nga sot jam edhe me dokumentet e saj. Sot kam marre pasaporten e Republikes se Shqiperise.”, ka shkruar Genc Prelvukaj.

    Mirëpo, ndonëse shumë nga ndjekësit janë shprehur se nuk ndjehen krenarë për pasaportën shqiptare që kanë, e ndërsa një prej tyre i ka shkruar reperit se prandaj është martuar me Eni Koçin.“Bone kunorizimin me Eni Koçin, e more pasoshin,,bravo”, shkruan ndjekësi, i cili duket se ka dyshimet e tij për lidhjen e dy artistëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!