×
  • Show Time
  • Show Time

    U nda nga Bora Zemani, Vin Veli tregon nëse është në një lidhje tjetër dashuria

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 13:04

    Prej disa vitesh Vin Veli u nda nga moderatorja e njohur Bora Zemani. Që pas ndarjes së tyre, Vini është përpjekur ta mbajë shumë të fshehtë jetën e tij private, duke mos lënë asnjë të flasë për të apo t’i dalë në dritë ndonjë histori tjetër dashurie.


    I ftuar në emisionin “Glamour Zone” Dj Vini ka shprehur se nuk do merret vesh asgje deri në ditën e martesës së tij.

    Ester Bylyku: Aktualisht, a je në një lidhje?

    Vin Veli: Kam vendosur ta bëj publike dhe të them diçka për jetën time private vetëm kur të martohem, transmeton oranews.

    Ester Bylyku: Ka ndonjë në zemrën tënde që mund ta kesh pak xhan?

    Vin Veli: Më mir ta them ditën e martesës se pjesa e zemrës ka dhe pjesë të tjera brenda. Duhet të plotësohet, nuk mjafton vetëm që një njeri ta kesh në zemër duhet që të plotësojë edhe disa gjera të tjera që mund të përshtaten ty. Nuk mjafton vetëm zemra.

    Vin Veli shprehet se në një të ardhme të mesme dëshiron të martohet, as shumë të largët por as shumë të afërt, duke lënë të kuptojë se ka një kandidate që ia ka rrëmbyer zemrën Dj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!