×
  • Show Time
  • Show Time

    U raportua për mbidozë, familjarët tregojnë shkakun e vdekjes së grimeres kosovare

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 9:17

    Grimerja kosovare, Marigona Obërtinca, ndërroi jetë ditën e djeshme në një moshë të re.


    Në disa media kosovare raportuan se ajo u nda nga jeta për shkak të mbidozës, pasi kishte konsumuar shumë lëndë narkotike.

    Por familjarët në lajmërimin e saj të vdekjes shkruajnë se ajo ndërroi jetë nga një sëmundje e shpejtë.

    Grimierja la pas një djalë 10-vjeçar.

    “Me dhimbje të thellë njoftojmë të afërmit, miqtë dhe dashamirët se me datë 23/11/2020 pas një sëmundje të shpejtë ndërroi jetë më e dashura jonë Marigona Obertinca. Ceremonia e varrimit do të bëhet me rrethin e ngushtë familjar, njëherit ju bëjmë me dije për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame”, thekson njoftimi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!