×
  • Show Time
  • Show Time

    U tha se janë fejuar, reperi i njohur kosovar ndahet nga e dashura?

    Reporteri
    14 Shtator 2021 | 13:03

    Para pak kohësh reperi Cozman i surprizoi të gjithë teksa konfirmoi lidhjen e tij të re me një brune seksi, me të cilën pozoi në rrjete sociale. Një vajzë e quajtur Fjolla, që është partnerja e reperit, postoi në foto me Cozman dhe ky i fundit e ripostoi në llogarinë e tij.


    Pasi e bënë publike marrëdhënien, Cozman filloi të publikonte të tjera imazhe dhe video romantike duke treguar se ka rënë në dashuri kokë e këmbë me Fjollën.

    Gjërat mes tyre duket se u bënë serioze dhe lidhja është konsoliduar aq sa ata të dy pushuan me të afërmit e njëri-tjetrit gjatë këtij muaji.

    Por, tash Cozman dhe Fjolla nuk e ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.

    Ata gjithashtu i kanë fshirë fotot me njëri-tjetrin në Instagram.

    Nuk dihet se ç’ka ndodhur, por çifti dukeshin shumë të dashuruar madje Cozman zbuloi se Fjolla kuron imazhin e tij në videoklipe. Ai dikur postoi një foto në Instagram nnga prapaskenat e videoklipit “Amore” dhe Fjolla është kujdesur për grimin e reperit.

    “Grimerja jem”, shkroi dikur reperi përkrah fotos me partneren e tij.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!