×
  • Show Time
  • Show Time

    U tha se u tall me Luizin, vjen reagimi nga Butrint Imeri

    Reporteri
    05 Mars 2023 | 14:06

    Duke e ditur se brenda shtëpisë së Big Brother Vip Albania dhe jashtë saj, Luizi është quajtur si “Mbret”, “Luan” dhe në momentin që përmendën këto dy terma, publikut iu shkon mendja tek vetë konkurrenti.

    Madje, për shkak të raportit që ka krijuar ai me Kiarën e që është ish e dashura e Butrinit Imerit, kjo treshë është komentuar shpesh.

    Mediave rozë dhe publikut nuk i ka ikur asnjëherë ndonjë reagim apo veprim i Butrintit kur flitej për raportin në mes Kiarës dhe Luizit. Ishte aluduar se këngëtari ka ironizuar me Luizin duke publikuar një foto të tij kur ka qenë i vogël me një kurorë dhe një luan në duar.

    Por, së fundit Butrint Imeri e ka mohuar që e ka bërë një gjë të tillë duke thënë se lajmet në media nuk janë të vërteta.

    “Lajme të rreme, sërish dhe sërish”, shkroi ai në Insta Story.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!