Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka pritur sot në takim reperin Mozzik, disa ditë pasi ai shkeli rregullat kundër pandemisë dhe rrezikoi jetën e shumë fëmijëve, shkruan Reporteri.


Gramoz Aliu i njohur si “Mozzik”, sot ka qenë për vizitë në zyrën e presidentit, të cilit i ka dhuruar edhe një kopje të albumit të tij më të ri.

“Në shenjë respekti për figurat më të shquara të UÇK-së , sot ua dhashë nga një Album (cd) timin që në kohën e lirë ta dëgjojnë e ta shijojnë”, ka shkruar Mozzik.

Reklamë

Mozzik, ditë më parë ka nisur një turne nëpër Kosovë për të promovuar albumin e tij të ri “Mozzart”, mirëpo ky turne u ndërpre në gjysmë pasi reperi nuk respektoi masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të koronavirusit.

Ai mblodhi qindra fëmijë në sheshet e Mitrovicës, Vushtrrisë e Pejës, derisa vizita nëpër komunat tjera të Kosovës u ndërpre me ndërhyrjen e Qeverisë.

 

Reklamë

Gjatë ditës Mozzik është pritur edhe nga kreu i PDK-së, Kadri Vesleli. /Reporteri.net