×
  • Show Time
  • Show Time

    Vajza e Teuta Krasniqit dhe Bleros feston sot ditëlindjen

    Reporteri
    27 Prill 2021 | 12:21

    Tara Muharremi, vazja e këngëtarit të njohur Blerim Muharremit- Bleros dhe aktores së dashur Teuta Krasniqit feston sot ditëlindjen e njëmbëdhjetë.


    Tashmë ka disa vite që Blero dhe Teuta i kanë dhënë fund martesës së tyre, por ata kanë një vajzë nga kjo martesë, që e duan shumë.

    Të dy palët, Teuta me Adonisin dhe Blero me Afronën, duken shumë të lumtur tani dhe ndajnë shpesh imazhe të bukura nga jeta e tyre në rrjete sociale.

    Edhe pse të ndarë, Teuta e Blero kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë prindër shumë të përkushtuar ndaj vajzës së tyre, Tarës.

    “Tara jem, drita e syve të mi, gëzimi im i parë, ende mendoj që je bebushe e ti sot po i mbush 11 vjet ???
    Cdo ditë, ti më bën krenare me mirësinë tënde, dëlirësine tënde, shpirtbardhësinë tënde… Karshi viryteve tua, më duket edhe vetja e vogël… Ti më inspiron cdo ditë që të bëhem njeri më i mirë sepse ti meriton vetëm të mira dhe më të mirët rreth vetes. Ti je ajo që gjërave të vogla u jep kuptim, je ajo që gjithmonë thua ‘të lumshin duart’, gjithmonë thua ‘shëndet’ ( edhe po të teshtij nga dhoma tjetër ), gjjthmonë thua ‘faleminderit’ dhe gjithmonë thua ‘Te dua’. Zot faleminderit per gjithë këtë bekim. Unë ( mami ) kur të ‘rritem’ dua të bëhem si ti. Ti je vet jeta ime, shtëpia ime. ‘Kur i numëroj bekimet e mia ne jetë, ty të numëroj 100 herë’ Urime ditëlindja shpirti i mamit. Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, dashuri të pakusht, gëzime, suksese dhe mbarësi, bashkë me familje dhe gjithë njerëzit tu të dashur.
    Të dua më së shumti në botë, – Mami ❤️❤️❤️” ka shkruar Teuta në dedikimin që i ka bërë vajzës së saj të madhe.

    Kujtojmë se Teuta ka edhe një vajzë nga martesa me Adonisin, që quhet Kaia, ndërsa Blero tashmë është i lumtur në krahët e gruas së tij, modeles Afrona Dika.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!