×
  • Show Time
  • Show Time

    Vanessa kujton Kobe dhe Giannan në njëvjetorin e vdekjes tragjike: Ende nuk duket e vërtetë

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 17:49

    “Ende nuk duket e vërtetë”, Vanessa Bryant kujton me një letër emocionuese Kobe dhe Giannan në njëvjetorin e vdekjes tragjike


    Vanessa Bryant ka thënë se humbja e vajzës së saj Gianna dhe burrit Kobe në një përplasje tragjike helikopteri ‘ende nuk ndjehet si e vërtetë’, një vit pas kësaj ngjarje tragjike.

    Vanessa, u lajmërua në Instagram të martën duke publikuar një letër të shkruar bukur nga një prej shoqeve më të mira të 13-vjeçares Gianna, Aubrey, ndërsa shkroi në mbishkrimin e saj: “Gigi im është e pabesueshme dhe e vlerësoj vërtet”, shkruan DailyMail.

    “Ajo të do kaq shumë. Më mungon shumë vajza ime dhe Kobe gjithashtu. Unë kurrë nuk do ta kuptoj pse/si kjo tragjedi mund t’u kishte ndodhur qenieve njerëzore kaq të bukura, të ëmbla dhe të mahnitshme”.
    “Ende nuk duket e vërtetë. Kobe, e bëmë mirë. Gigi, ti akoma e bën krenare mamin. Unë të dua!”.

    Duke ndarë letrën në përvjetorin e vajzës së saj dhe vdekjes së burrit, Vanessa shkroi: “Sot kam marrë këtë letër të ëmbël nga një prej miqve më të mirë të Gianna-s, Aubrey”.

    “Të dua Aubz (siç do të të thërriste Gigi im). Faleminderit shumë për ndarjen e disa prej kujtimeve tuaja për Gigi tim me mua dhe më lejoni t’i ndaj ato këtu në shoqërinë time”, shkroi Vanessa.

     

    View this post on Instagram

     

    A post shared by Vanessa Bryant ? (@vanessabryant)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!