×
  • Show Time
  • Show Time

    Vazhdojnë teoritë konspirative që Tupac është gjallë

    Reporteri
    21 Nëntor 2019 | 18:59

    Nuk ka dyshim që Tupac Shakur është ende një nga emrat më të mëdhenj në rap. Muzika e tij gjithmonë e ka ekspozuar pabarazinë raciale dhe jetën në geto.


    Ai arriti të shiste afro 75 milionë albume në të gjithë botën, dhe kishte jashtëzakonisht ndikim për një gjeneratën e reperëve të tjerë në vitet ’90.

    Mirëpo natën e 7 shtatorit 1996, u qëllua katër herë deri sa ishte me makinë në Las Vegas.

    Që atëherë ka pasur shumë fansa të cilët kanë pretenduar se ai e ka inskenuar vdekjen e tij dhe është duke u fshehur.

    E kësaj radhe këto konspiracione u bënë më aktuale pasi një video u postua në të cilën thuhet se është Tupac.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!