×
  • Show Time
  • Show Time

    Vdes komediani që i bënte të gjithë të qeshnin me lot, pëlqehej shumë edhe në Kosovë

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 11:00

    Aktori i njohur spanjoll që konsiderohej si ikona e komedisë, Juan Joya Borja, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.


    I njohur me nofkën El Risitas, spanjolli njihej për qeshjen e tij unike – ndërsa lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtrirë.

    Vitin e kaluar El Risitas ishte pranuar në spital – ku prej asaj kohe kishte qëndruar i shtrirë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

    El Risitas ishte bërë i njohur në mbarë botën me videon e vitit 2007, ku i tregonte një miku për përvojën e tij si punonjës i një restoranti.

    Qeshja e tij unike është përdorur në video të ndryshme dhe ishte bërë virale, e prej asaj kohe fitoi epitetin e simbolit e “ironisë sa herë që dikush tentonte të tallej me dikë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!